Për tri ditë më radhë, nga sot, qyteti i Skenderajt do të jetë nikoqir i manifestimit të përvitshëm “Panairi i mjaltit, prodhimeve bujqësore dhe artizanaleve Skenderaj 2018”, ku shumë kultivues të produkteve bujqësore, nga Skenderaj dhe komuna tjera, e kanë pasuruar këtë panair me prodhimet e veta bio.
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka marrë pjesë në prerjen e shiritit të hapjes së panairit.
Edhe punimet artizanale, nga më të ndryshme, të punuara me mjeshtri nga duart e arta të atyre zonjave që e njohin mirë këtë fushë, janë pjesë e panairit.
Në këtë panair, të organizuar nga Komuna e Skenderajt, respektivisht nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Grupi Lokal i Veprimit dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, fermerët do të kenë mundësi të promovojmë prodhimet e veta, kurse qytetarëve iu ofrohet mundësi e mirë për të blerë produkte origjinale dhe bio.
“Bujqit dhe fermerët do të kenë gjithmonë mbështetje nga Komuna e Skenderajt, e cila në buxhetin për vitin e ardhshëm ka rritur subvencionet për sektorin e bujqësisë”, ka thënë kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.