1.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Skenderaj: Kërcënohet me sulm fizik gazetari i gazetës “Zëri”

Gazeta “Zëri” dënon ashpër kërcënimet e Ramiz Shalës dhe fton organet kompetente t’i ndërmarrin menjëherë masat e nevojshme.

Korrespondenti i gazetës “Zëri” nga komuna e Skenderajt, Kajtaz Gecaj, është kërcënuar me sulm fizik nga drejtori i Drejtorisë së Kulturës në këtë Komunë, Ramiz Shala.

Shala e ka ndalur në rrugë sot gazetarin e “Zërit” dhe e ka kërcënuar ashpër, për shkak se në njërin prej artikujve të fundit atij i është përmendur emri.

“Para pak çasteve Ramiz Shala, drejtor i Kulturës më ka kërcënuar se do të më sulmoj fizikisht nëse edhe një herë ia përmendi emrin në gazetë, edhe pse emrin ia ka përmendur kolegu i tij Kastriot Gashi. Madje më tha ‘të kisha bërë tokë, veç e kam mik të mirë djalin tënd’”, ka bërë të ditur gazetari i “Zërit”, i cili punon mbi 20 vjet në gazetari.

Kërcënimi i Shalës ka shkuar deri aty, saqë i ka thënë gazetarit se të premten do ta dëbojë nga zyrat e tij.

“Ai gjithashtu më ka kërcënuar se të premten do të më dëboj nga zyra, në objektin e ish-TMK-së, ku ndodhen edhe zyrat e disa OJQ-ve, shoqatat e luftës, pensionistët, KFOR-i”, ka theksuar ai.

Gazetari i “Zërit” ka paraqitur rastin në Stacionin Policor të Skenderajt në orët e mbrëmjes të së djeshmes.

Gazeta “Zëri” dënon ashpër kërcënimet e Ramiz Shalës dhe fton organet kompetente t’i ndërmarrin menjëherë masat e nevojshme. Kërcënimet e tilla nuk do të mundë ta ndalin punën e gazetarit Kajtaz Gecajt, i cili shquhet për korrektësi profesionale e as punën e mediumit, në të cilin ai punon. Rrjedhimisht, Shala dhe askush tjetër nuk do të mundë ta ndalë publikimin e së vërtetës. Gazeta “Zëri” do të vazhdojë të shkruajë për secilin keqpërdorim të secilit zyrtar publik të Republikës së Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img