1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Skender Hyseni në Mitrovicë, flet për parandalimin e radikalizmit

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, në kuadër të takimeve që do të mbajë në të gjitha rajonet e Kosovës, sot do të takohet me anëtarët e forumeve lokale të sigurisë të regjionit të Mitrovicës.
Sipas një njoftimi të MPB-së, në këto takime do të diskutohet për trafikimin me qenie njerëzore, përdorimi i drogave dhe për parandalimin e Radikalizmit dhe Ekstremizmit të dhunshëm që shpie në terrorizëm.
Në komunën e Mitrovicës do të marrin pjesë përfaqësuesit e forumeve nga komunat e këtij regjioni: komuna e Skenderajt dhe e Vushtrrisë. Takimi do të mbahet në shtëpinë e Kulturës në Mitrovicë, duke filluar në ora 10:00./PrishtinaPress.eu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img