-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Skender Hyseni mbron Policinë, disa ditë pas akuzave të Vetëvendosjes

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Skender Hyseni, i ka dalë në mbrojtje Policisë së Kosovës, disa ditë pasi Lëvizja Vetëvendosje e akuzoi Policinë se gjoja është e kapur prej pushtetit. Ai ka shfrytëzuar periudhën e angazhimit të shtuar të Policisë, pas paralajmërimeve për rrezik nga terrorizmi për festën e Pashkëve, për të lëvduar PK’në.

“Mirënjohje e veçantë për gratë dhe burrat e Policisë së Kosovës të cilët këto ditë feste, me orar të zgjatur pune dhe me përkushtim po ofrojnë ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët e Republikës”, ka shkruar Hyseni në Facebook.

Ministri i Punëve të Brendshme ka thënë se “PK është një organizatë policore profesionale e paanshme, e trajnuar në pajtim me standardet më të larta ndërkombtare, për të zbatuar me përkushtim detyrat dhe ingjerencat nga fushëveprimi i saj, e që janë të kodifikuara dhe normuara në ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës”.

“Këtë përkushtim, ajo po e demonstron çdo ditë në ruajtjen e rendit dhe qetësisë në vend, me një seriozitet dhe shkallë të lartë të përgjegjësisë. Policia e Kosovës pra, është polici e këtij populli, demokratike, dhe poashtu e mbikqyrur nga institucione demokratike. Faleminderit për shërbimin tuaj!”, ka shkruar më tej Hyseni në rrjetin social.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img