Site icon PrishtinaPress

Skënder Hyseni emërohet koordinator i Qeverisë për dialog me Serbinë

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, në një konferencë për media ka bërë të ditur se së shpejti do ta emërojë një koordinator shtetëror për dialog me Serbinë.

“Do ta emëroj së shpejti për të biseduar dhe për të draftuar marrëveshjen finale për njohje reciproke, ka theksuar Hoti”.

Edhe pse jo e konfirmuar zyrtarisht, dy personat më të përfolur për ta marrë këtë pozitë kanë qenë: Skënder Hyseni dhe Valon Murtezaj.

Klan Kosova përmes burimeve të sigurta mëson se koordinator i Qeverisë për dialog me Serbinë do të jetë Skënder Hyseni nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kujtojmë se gjatë bisedimeve teknike në Vjenë (para shpalljes së Pavarësisë), Hyseni ka shërbyer si zëdhënës i Grupit te Unitetit.

Nga data 3 mars 2008 e deri më 18 tetor 2010, ai ka qenë ministër i Punëve të Jashtme. Ndërsa nga data 12 dhjetor 2014 e deri më 9 shtator 2017, ka qenë ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë në krye me Isa Mustafën.

Klan Kosova po ashtu mëson se Valon Murtezaj do të vazhdojë të jetë këshilltar i lartë për politikë të jashtme i Kryeministrit Avdullah Hoti.

Exit mobile version