Site icon PrishtinaPress

Skënder Hyseni e quan idhnak e infantil Abdixhikun që refuzoi ta takojë Presidentin e Shqipërisë

Skender Hyseni, Ish-ministër i Punëve të Jashtme nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka kritikuar kryetarin e kësaj partie, Lumir Abdixhikun për mospranimin e ftesës ndaj presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj që takimi mes tyre të ndodhë në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Abdixhiku, ka kërkuar që takimi të zhvillohet në selinë e LDK-së.

E këtë Hysnei e ka quajtur “skandal infantile të Abdixhiut”.

“Pretendimi idhnak i Abdixhikut se Presidenti shqiptar duhej të shkonte në selinë e LDK-së për takim, shpërfaq një ego infantile politike të të parit të LDK-së”, ka thënë ai.

“Pa dashur të futem në detajet e protokolit, me duhet të konstatoj se Abdixhiku me krekosjen e tij, paska shkaktuar një skandal politik e diplomatik tërsisht të panevojshëm në komunikimet aq të rëndësishme ndërshqiptare”, ka vazhduar Skender Hyseni postimin në Facebook.

E më pas, Hyseni e ka kujtuar kohën kur Abdixhiku shkoi në një hotel të Prishtinës për ta takuar presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

“Strohet pyetja, përse z. Abdixhiku nuk u bë poaq “ i madh”, me rastin e vizitës së Presidentit të Malit të Zi të cilin, me 19 maj 2022, shkoi ta takonte, madje jo në Kuvend të Kosovës por në hotelin Sëiss Diamond”, përmbyllet postimi i Hysenit në Facebook.

 

 

Exit mobile version