6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Skenari i vrasjes në Rrugën C, çfarë dihet deri më tani

Mbrëmë rreth orës 20:00 një shtetas i Maqedonisë së Veriut është qëlluar për vdekje me armë zjarri në “Rrugën C” në Prishtinë. Vdekja e viktimës u konstatua nga ekipi mjekësor i cili u gjet pa shenja jete në veturën me targa të Maqedonisë Veriore. Pak më larg vendit të ngjarjes u gjet një veturë e djegur me targa të Gjermanisë, e cila dyshohet se u shfrytëzua nga të dyshuarit për të ikur nga vendi i krimit.

Të dyshuarit ndodhen në arrati, teksa prokuroria dhe policia po punojnë për identifikimin e tyre.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, tha se rasti është cilësuar si “vrasje e rëndë”.

“Lidhur me këtë rast, ju njoftojmë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë iniciuar hetime në drejtim të veprës penale “Vrasja e rëndë”, derisa në koordinim të plotë me Policinë dhe institucionet relvante janë duke u ndërmarrë veprime hetimore në mënyrë intensive, me qëllim të ndriçimit të gjitha rrethanave të këtij rasti, si dhe indentifikimit të personit/ave të dyshuar në këtë rast”, tha Ulaj për Express.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i vdiktimës është dërguar në IML për obduksion.

Ndërsa, Ulaj shtoi se për shkak të ruajtjes së integritetit të hetimeve, aktualisht nuk mund të japin detaje të tjera.

Policia në raportin e saj 24-orësh tha se shtetasi i Maqedonisë Veriore u gjet pa shenja jete në veture, pas të shtënave me armë zjarri në Rrugën C në Prishtinë.

“Rreth një kilometër nga vendi i ngjarjes është hasur një veturë e djegur me targa të Gjermanisë, me të cilën dyshohet se të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, njoftoi policia në raportin e saj 24-orësh.

“Rasti vazhdon të hetohet”, informoi policia.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img