1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Skenar rrëmbimi si në filma, dy vajza e vunë në grackë 24-vjeçarin nga Prishtina

Një 24-vjeçar është rrëmbyer gjatë ditës së djeshme në lagjen “Tasligje” të Prishtinës, nga katër të rinj. Të dyshuarit, dy vajza nga 19 dhe 20-vjeçare dhe dy djem nga 20 dhe 21-vjeç e përgatitën në detaje planin për rrëmbimin e të riut, të cilit i parapriu një sulm me thikë.

Gazeta Sinjali ka mësuar se si ka ndodhur ngjarja dhe ju sjellë më poshtë detajet.

Viktima (emër i njohur për redaksinë) fillimisht ishte kontaktuar përmes rrjeteve sociale nga dy të dyshuarat, të cilat kanë ndihmuar që i riu të rrëmbehet. Dy të rejat pasi kishin komunikuar me 24-vjeçarin, të njëjtin e kanë marrë me një veturë BMW, për ta “dorëzuar” më pas te një veturë tjetër.

Vajzat dyshohet se u ndihmuan në rrëmbimin e 24-vjeçarit, duke e dërguar të njëjtin në rrugën “Hil Mosi”, aty ku e prisnin dy të dyshuarit e tjerë, të cilët e futën në një veturë “Golf 7”, raporton Gazeta Sinjali.

Rrëmbimit i parapriu një sulm me thikë ndaj viktimës, që dyshohet se u bë me “plan” që i njëjti të futet me forcë në veturën e të dyshuarve.

Sipas burimeve të Sinjalit, Policia është njoftuar për rastin pak minuta pasi ka ndodhur, me ç’rast një njësi policore është dërguar në lokacionin ku ka ndodhur ngjarja, ku ka pasur edhe arrestime.

Vetura e dyshuar BMW është lokalizuar dhe në të janë hasur dy të dyshuarat B.B dhe S.D., të cilat janë prangosur dhe më pas është bërë identifikimi edhe i dy të dyshuarve të tjerë A.H dhe L.G.

Vajzat e dyshuara pasi ranë në prangat e Policisë u dërguan në stacion policor për të dhënë deklaratat e tyre lidhur me rastin. Ndërsa, me urdhër të prokurorit janë zhvilluar edhe bastisje.

Burimet e Sinjalit tutje kanë bërë të ditur se bastisje janë kryer në banesën e të dyshuarit A.H., ku as ai e as personi i rrëmbyer nuk janë gjetur në atë lokacion. Edhe i dyshuari tjetër L.G, nuk është hasur në shtëpinë e tij, pas kontrollit nga zyrtarët policorë.

Por ky i fundit, siç duket i ka rënë pishman që u iku Policisë dhe është paraqitur vet në stacion policor, ku është intervistuar dhe më pas me urdhër të prokurorit të Krimeve të Rënda është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img