-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

“S’kem kohë për kilifekte jarani jem”- Minatori ia bën bajat Armend Mujës

Sindikalistët e Trepçës sot janë pritur në takim nga disa prej deputetëve të Kuvendit të Kosovës në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

Derisa deputeti i VV-së, Armend Muja po fliste për shifrat, përfshirë këtu edhe siç tha ai borxhet janë akumulu 20 milionë euro për 7 vite

10 vitet e fundit na ka ardh ky raport që Trepça prej vitit 2014 – 2021 i ka akumulu 20 milionë borxh, sepse shpenzimet kanë qenë më të vogëla se shitjet. Kjo është gjendja zyrtare që e ka sjell auditore. E këto duhet mi pagu diqysh”, tha Muja.

Këtu ka ndërhyrë edhe një nga minatorët qe ishte prezent në mbledhje, duke deklaruar se vetëm po humbet kohë.

“Mos na lodhni me këto sene se s’kem kohë. S’kem kohë për kilifekte jarani jem. S’kemi kohë, dilni n’temë”, ka deklaruar njëri nga minatorët.

E një nga ta është shprehur shumë i prekur me situatën, teksa u ka bërë thirrje edhe pushtetit edhe opozitës që të bëhen bashkë, dhe të bëjnë zgjidhje për minatorët.

Sami Peci në lot ka thënë se situata në të cilën ndodhen ata kërkon zgjidhje të menjëhershme.

Unë jam Sami Peci, minator e sindikalist. Ju kisha lutë se jom shumë i emocionum, shpëtona jetën minatorëve. Bëni një grup nga të gjitha partitë, lëni inatet mes vete, për çështjen e minatorëve lëni inatet. Minutat janë në pyetje.”, ka thënë ai mes tjerash.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img