“Skanimi i mallrave të Kosovës në Shqipëri rrit koston e tyre”

47
Advertisement

I ngarkuari me punë i Ambasadës së Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini, kërkon nga autoritetet shqiptare që ta heqin procedurën e skanimit të mallrave të Kosovës që kalojnë në zyrën doganore në Durrës.

Advertisement

Gjatë një interviste në News24, Ukshini shprehet se fatura e skanimit të mallrave në Shqipëri i shkon biznesit dhe kjo rrit koston për kompanitë e Kosovës.

“Unë mendoj se nuk ekziston rreziku i aplikimit të ndonjë takse për Shqipërinë, por mallrat e Kosovës që kalojnë në Zyrën doganore në Durrës i nënshtrohen një lloj skanimi që dallon nga legjislacioni ynë. Në Kosovë nuk skanohen të gjitha mallrat, por vetëm ato mallra që konsiderohen të dyshimta nga ekspertët e inteligjencës dhe të policisë. Në momentet që konstatohet se çdo gjë është në rregull, pagesën e asaj fature e merr shteti. Ndërkaq në Shqipëri për këtë faturë ngarkohet biznesi. Ju mund të bëni me kompanitë tuaja çfarë të doni, por me kompanitë tona është e padrejtë që të ngarkohen për të paguar faturën e këtij skaneri”, shprehet diplomati nga Kosova.

Sipas Ukshinit, produktet që kanë destinacion Kosovën duhet të mos i nënshtrohen kësaj procedure.

“Nëse brenda një mauneje ndodhen pesë produkte dhe që të pesta i nënshtrohen skanimit kjo rrit koston e atij malli, pastaj është kostoja e taksës së rrugës dhe disa certifikata dhe deri sa të arrijnë në Kosovë, kjo shkakton vështirësi. Puna e skanerit është diskutuar shumë dhe unë mendoj se mallrat e Kosovës duhet të përjashtohen nga skaneri. Zëvendës kryeministri Limaj e tha shumë qartë në takimin që kishim këtu në Tiranë që kjo taksë duhet të hiqet. Të hiqet skaneri, të hiqen disa certifikata që kanë të bëjnë me shpenzime operative në mënyrë që të ulet kostoja për biznesin. Duhet ta kuptoni drejt dhe gjërat nuk duhet të thuhen për propagandë, por për çështje leverdie. Ju duhet të keni një studim të saktë sesa kushton një mall për ta transportuar nga porti i Durrësit deri në Prishtinë sepse me inaugurimin e autostradës Kosovë-Maqedoni e Veriut porti i Selanikut afrohet dhe nesër bizneset mund të bëjnë zhvendosje. Duhet të ketë një studim gjithëpërfshirës dhe analiza të sakta”, deklaron Ukshini për News24.

Diplomati nga Kosova këshillon Shqipërinë që ta shfrytëzojë mundësinë dhe tregun e Kosovës duke krijuar lehtësira, sepse Kosova është një treg me leverdi, por gjithashtu nënvizon se ekzistojnë disa burokraci që dalin në pah gjatë takimeve me bizneset

PostAdssFotoja e reklamës