4.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Skandaloze, telekomi për avancime në pozita bënë ndryshime të kritereve nga “Master” në “Bachelor” (dokument)

Ristrukturimi i pozitave në Telekomin e Kosovës, ka nxjerrë në pah dyshime për dallavere.

Bordi i kësaj ndërmarrje me propozim të menaxhmentit i ndryshojnë kriteret për pozita të larta menaxheriale , duke tentuar të bëjnë përzgjedhjen e stafit në bazë preferenciale.

Po ashtu me ristrukturim Burim Hana, vëllai i kryeshefes së Telekomit të Kosovës, Burbuqe Hana ka aplikuar për një pozitë të lartë në Telekom.

Telekomi ka hapur konkurs të brendshëm për t’i plotësuar pozitat e parapara me strukturën e re organizative. Si pjesë e këtij procesi është hapur edhe pozita për “Menaxher – Analiza, Strategjia e Marketingut dhe Planifikimit”, për të cilën ka aplikuar Burim Hana e i cili pritet së shpejti të marrë këtë pozitë.

Burime të IndeksOnline kanë treguar se në këtë ndërmarrje në emër të ristrukturimeve Bordi i drejtorëve me qëllim që te iu përshtat pozitat dhe të u jap mundësi aplikimi personave të favorshëm , i ka ndryshuar kriteret e aplikimit.

Ajo çka bie në sy është se ndryshohet kriteri kryesore kualifikimi profesional ndryshohet nga “Master i/e diplomuar zëvendësohet me përshkrim “së paku niveli Bachelor në fushat e kërkuara.

“Fillimisht bordi me propozim të menaxheres Hana kishte aprovuar kriteret dhe kushtet më të rënda, pasi i rehaton ata që iu ka mësy i ndryshojnë kriteret e heqin të drejtën e aplikimit 1 mijë puntorëve. Fakti që do të duhej të hetohet nga prokuroria ëhstë se me kriteret e para të vendosura pra ma të rënduara ata i kanë rehatuar stafin e kanë zgjedh duke i shkelur kriteret me vetëm një ankesë në komision për kriterin e lartëpërmendur ata janë pranuar në pozita”, ka thënë një burim për “Indeksonline”.

Më poshtë janë dokumenti ku bordi i ndryshon kriteret.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img