Site icon PrishtinaPress

Skandaloze: Shtetit s’i vijnë rezervat shtetërore, pavarësisht pagesës së kryer nga Rozeta Hajdari

Ministria e Rozeta Hajdarit i ka paguar rezervat shtetërore, por që një vit malli nuk ka ardhur.

Gazeta Nacionale e ka publikuar një përgjim ku zbulohet një skandal i qeverisë së Albin Kurtit.

Ministria e Rozeta Hajdarit i ka paguar rezervat shtetërore, por ato kurrë nuk kanë ardhur në Kosovë, zbulojnë zyrtarët e MINT në përgjim.

Në bisedën e tyre përmenden si të përfshirë vetë ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari si dhe Ridvan Muharremi, pronari i lokalit “Bukë e Zemër”.

Ky i fundit është ndërmjetësues i marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe firmës nga Polonia, e cila s’e ka sjellë mallin e kontraktuar në Kosovë.

 

Exit mobile version