Site icon PrishtinaPress

Skandaloze: Shpend Ahmeti e pranon që ishte mysafir në jaht me Blerim Devollin

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, më në fund e ka pranuar atë që është raportuar në mediat e vendit – se ka qëndruar në një jaht në Budvë me Blerim Devollin.

Ahmeti ka pranuar nëemisionin ‘Jeta në Kosovë’ se ka qëndruar në jaht në Budvë fundjavën e kaluar, ndonëse thotë se nuk e ka ditur që mjeti ka qenë i Blerim Devollit të kompanisë “Devolli”.

Ahmeti deklaroi se ka qenë i ftuar për të hipur në jahtë së bashku me bashkëshorten e tij dhe ka qenë një pushim i thjeshtë.

“Aty ka pasur grupe të ndryshme dhe kam takuar gjatë ditës plot njerëz tjerë dhe pasi kam hangër darkë kam shku atje se aty janë të parkuara dhe unë kam hy me gruan time dhe brenda 5 minutave lajmi ka dalë në portal. Kur më kanë ftuar unë nuk kam pyet e kujt është kjo jahtë prej kujt e kanë ble, jam hypë një pije me e pi me njerëz sepse nuk muj me ja kthy qoftë edhe  Devollit”, tha Ahmeti.

Ahmeti tregoi detaje edhe për sa kohë ka qëndruar dhe çfarë ka pirë në jahtën me qerasje të Blerim Devollit, biznesmen kosovar.

“Kam pirë koka- kollë zero. Aty ka qenë edhe Blerim Devolli që erdhi mandej”, tregoi Ahmeti.

Ai vlerësoi se i tërë raportimi mbi fotografinë e tij në këtë jahtë në Mal të Zi është “sulm” ndaj tij në prag të zgjedhjeve të reja komunale.

Exit mobile version