Pikërisht në ditën kur presidentët Thaçi dhe Vuçiq do të takohen për një darke pune në Bruksel, Qeveria e Serbisë ia ka ndaluar reprezentacionit të femrave juniore në hendboll që të luajë kundër Kosovës në kualifikimet për Kampionatin botëror, mëson jozyrtarisht B92.
Hendbollistet e reja të Serbisë dhe Kosovës duhej të takohen sot në orën 16 në qendrën sportive në Kovilovë.
Serbia është nikoqire e grupit kualifikues, në të cilin janë edhe Norvegjia dhe Sllovakia, ndërsa Federata Ndërkombëtare e Hendbollit vendosi që ndeshja mes Serbisë dhe Kosovës të luhet pa publik dhe pa simbole shtetërore, gjë që shkaktoi pakënaqësi në Serbi.
Vendimi për ndalesën e zhvillimit të ndeshjes erdhi disa orë pasi që tifozët paralajmëruan ardhjen para sallës ku duhej të zhvillohet ndeshja.
Së shpejti pritet komunikatë zyrtare nga ministritë përgjegjëse.