Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Deçan.
Mësimdhënësi me inicialet V.S., është filmuar duke e puthur me dhunë një nxënëse të klasës së shtatë.
Siç mëson Paparaci, rasti ka ndodhur javën e kaluar. Përmes pamjeve të siguruara nga Paparaci, V.S., është filmuar në njërën nga klasat e objektit të shkollës.
Një nga nxënësit ia ka dërguar drejtorit të shkollës videon, i cili më pas rastin e ka raportuar në Polici.