Site icon PrishtinaPress

Skandaloze: Isa Mustafa e pranon murin në Mitrovicë!

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka habitur dhe shokuar me qëndrimin e tij për murin e ndërtuar ilegalisht nga serbët tek ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Burime të lajmi.net brenda Qeverisë së Kosovës kanë bërë të ditur se kryeministri kosovar, Isa Mustafa, gjatë një takimi me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian në Prishtinë ka thënë se për atë nuk paraqet problem muri i ndërtuar nga serbët në veri, nëse atij i bëhet një përshkallëzim (ridizajnim).
“Kryeministri Mustafa tha se nuk do të ishte problem i madh nëse muri shkurtohet dhe i vendoset edhe një shkallë kapur tij. Ky qëndrim i tij dhënë zyrtarëve evropianë ka alarmuar disa ambasadorë të akredituar në Prishtinë të cilët të martën gjatë ditës kanë kërkuar takime urgjente me kryeministrin për tu informuar nëse qëndrimi i tij përfaqëson qëndrimin e shtetit. Por ky qëndrim gojor i kryeministrit po shihet si pranim i faktit të ndërtimit të murit”, ka thënë një zyrtar qeveritar për lajmi.net.
Për këtë qëndrim të Mustafës, disa ambasadorë të akredituar në Kosovë kanë kërkuar qëndrime edhe nga kryetari i Kuvendit Kadri Veseli dhe nga presidenti Hashim Thaçi.
Siç kanë treguar burime të lajmi.net brenda këtyre institucioneve, Thaçi e Veseli u kanë thënë të martën disa ambasadorëve dhe zyrtarëve evropianë se qëndrimi gojor i Mustafës është i papranueshëm dhe për këtë do të kërkojnë sqarime ditëve në vijim nga vet Mustafa.
Mësohet se diplomatët perëndimorë janë duke e testuar lidershipin e institucioneve të Kosovës nëse do ta pranojnë si të mirëqenë faktin e bërë nga serbët e veriut lidhur me murin e ngritur.
Mësohet se gjatë ditës,ka pasur edhe biseda telefonike mes krerëve shtetëror të Kosovës dhe zyrtarëve evropianë në Bruksel.

Exit mobile version