Site icon PrishtinaPress

Skandali i transaksioneve milionëshe nga Skenderaj në Turqi, mister të kujtë janë paratë

Një hulumtim i emisionit “Drejtësia në Kosovë” ka zbardhur se kontoja bankare e ordinancës “Arizona” në Skenderaj është përdorur për të qarkulluar miliona euro nga Bankat e Kosovës për në Turqi.

Provat për transaksionet të cila ishin nxjerrë nga policia gjatë një hetimi të një rrjeti të drogës ka mbetur e pa hetuar në Prokurorinë e Shteti.

Në dosjen e prokurorisë nga ky urdhër ishin zbardhur transaksionet e biznesit të Valon Malajt.

Dosja e arkivuar në prokurorinë e shtetit tregon se me datë 8 qershor 2017-të në konton e ordinancës Arizona ishin derdhur rreth 1 milion euro 11 ditë më vonë 950 mijë euro të tjera kishin ardhur nga një konto nga Gjermania. Skema e parave nga kjo konto përfundon në një konto në një bankë të Turqisë ku janë derdhur 1 milion e 950 mijë euro.

Hulumtim i “Drejtësia në Kosovë” zbardhë se transaksionet janë kryer në brenda disa ditësh ndërsa nuk ka të dhëna për arsyen pse mjetet kanë rrugëtuar për në Turqi.

Valon Malaj njëri nga të ngarkuarit në biznes nuk ka pranuar të flasë për qarkullimet ndërsa avokati i tij Vehbi Beqiqi ka thënë se nuk është i autorizuar të flasë për këtë qeshje.

Lidhjet e grupit

Hetimet financiare për grupin kishin nisur pak ditë pasi njësitë e antidrogës kishin arrestuar tre persona përfshirë hetuesit Shemsedin Geci biznesmenin Adnan Gërxhaliu dhe Valon Malën.

Në një makinë me të cilën po udhëtonte hetuesi Geci dhe Valon Mala ishte zbuluar një sasi prej disa kilogramë mariuhanë.

Dy protagonistët ishin arrestuar ndërsa gjatë hetimeve në të dhënat financiare të Malës u zbuluan transaksionet financiare.

Dosja ishte bartur në prokurroinë e Mitrovicës tek prokurori Njazi Rexha. Hulumtimi ka zbardhur se Rexha nuk kishte hetuar transaksionet por ishte ndaluar vetëm tek lënda e drogës.

Tre aktorët e ngjarjes janë akuzuar për vepra penale të drogës ndërsa hetimet financiare dhe sqarimi se të kujt jaën paratë nuk kan ndodhur.

Avokatët e të dyshuarve kanë pranuar për “Drejtësia në Kosovë” se klientët e tyre nuk janë pyetur për transaksient e parave.

“Unë nuk i kam pa dhe nuk jam në dijeni për qarkullimin bankar të akuzuarit Valon Malaj, ai në rastin që unë e përfaqësoj nuk ka të bëj më të dhëna financiare” theksoi Beqiri.

Edhe dy avokatët e tjerë të angazhuar për rastin e drogës nuk dinë gjë për paratë të cilat qarkulluan nga Skenderaj për në Turqi. Fatmire Braha që mbron policin Shemsedin Geci dhe Mahmut Halimi që mbron Adnan Gërgjaliun.

Vet prokurori Njazi Rexha  pas interesimit të emisionit ‘Drejtësia në Kosovë’  prokurori Njazi Rexha ka konfirmuar se ka kërkuar një hetim të ri financiar për këto pretendime.

Deklaratat dhe emisionin e plotë  të ‘Drejtësisë në Kosovë’ mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:

https://video.gjirafa.com/emision-drejtesia-ne-kosove-transaksionet-milioneshe-ëeb

Exit mobile version