12.7 C
Pristina
Friday, October 25, 2024

Buy now

spot_img

Skandali i Shërbimeve Postare Diplomatike, MPJD “arsyetohet”

Pasi plasi skandali i ministrisë që udhëhiqet nga Donika Gërvalla e që ka të bëjë me shërbimet postare diplomatike, në mbrëmje doli një reagim nga MPJD.

Në të shkruhet se operatori ekonomik i cili ishte përzgjedhur me vendim të Organit Shqyrtues të Prokurimit në muajin qershor të këtij viti, ka shkaktuar vonesa në dërgimin e dokumenteve.

“Si pasojë, MPJD ka ndërmarrë masa të menjëhershme dhe në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi për t’i dhënë fund kësaj kontrate, duke mos lejuar abuzimin me detyrimet ndaj qytetarëve dhe institucioneve të shtetit të Kosovës”.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës deklaron që nuk bëhet fjalë për humbje dokumentesh, por për vonesa në mbërritjen e tyre në destinacionet e caktuara”, thuhet në reagim, transmeton Klankosova.tv.

Ky reagim vjen pasi u bë i ditur dështimi i radhës i kësaj Ministria, e cila u detyrua t’ia ndërpresë kontratën kompanisë që e kishte shpallë fituese para disa muajsh për të transportuar dërgesa postare diplomatike nga Ministria drejt misioneve diplomatike dhe konsullore dhe anasjelltas.

Për pasojë, aktualisht, 406 pasaporta, 165 letërnjoftime dhe 4 vendime për shtetësi nuk kanë shkuar në destinacion.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img