Edhe Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha ka komentuar skandalin financiar në të cilin dyshohet se është përfshirë Ambasadori i Kosovës në Zagreb, Marrin Berishaj dhe një politikan opozitar slloven, Robert Golob.
Në një debat televiziv mes kryeministrit Jansha dhe Robert Golob, kryetarit të Partisë së Lirisë në Slloveni – i cili dyshohet se pranoi 600 mije euro të dyshimta nga Berishaj – është përmendur emri i ambasadorit kosovar.
Politikani slloven Robert Golob deklaroi se ambasadori Berishaj është mik i Janez Janshas, kryeministrit slloven.
Golob tha se Jansha, rival i tij politik me të cilin do të përballet në zgjedhjet parlamentare në Slloveni që mbahen të dielën, është fotografuar dhe shoqëruar me Ambasadorin e Kosovës në Kroaci.
Në një kundërpërgjigje, Jansha e konfirmoi se e njeh Berishajn, kryetarin e Shoqatës Kulturore Shqiptare në Slloveni, por mohoi të ketë lidhje shoqërore me të.
Martin Berishaj është implikuar në një skandal të madh financiar, të cilin e ka zbuluar mediumi slloven, Planet TV.
Ambasadori i Kosovës në Slloveni dyshohet se ka transferuar rreth 600 mijë euro kesh nga xhirollogaria e tij bankare në Mal të Zi për tek politikani slloven, Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë.