Site icon PrishtinaPress

Skandalet nuk kanë të ndalur në Ministrinë e Bujqësisë – Peci i jep grant 100 mijë euro edhe dajës së Fitore Pacollit

Sekretari i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli, i cili njoftoi fillimisht se Blerim Pacolli, vëllai i deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacollit ka fituar grant 100 mijë eurosh, tani ka ‘zbuluar’ një tjetër mega skandal në Ministrinë e Bujqësisë.

Bëhet fjalë për dajën e Fitore Pacollit, ku del se Peci e ka ‘ndihmuar’ me një grant mjaft të bujshëm.

Sipas dokumenteve të publikuara nga ana e tij, del se ministria e Faton Pecit i ka dhënë grant 100 mijë euro edhe dajës së Fitore Pacollit të VV-së, Sylejman Islamit.

Të mos harrojmë se Pacolli është kryetare e komisionit për Bujqësi në Kuvend.

Kujtojmë se Peci para tri ditësh reagoi pasi i dha grant prej 100 mijë euro vëllaut të deputetes së Vetëvendosjes, ai u shpreh se nuk vlerëson e as favorizon individë.

“Në lidhje me pretendimet e bëra nga Zyra e LDK-së për ndikim në përzgjedhjen e një përfituesi të caktuar, dëshiroj të sqaroj se Ministri nuk vlerëson, nuk favorizon, nuk diskriminon, nuk miraton e as nuk refuzon individë, si dhe nuk vendos se kush fiton e kush refuzohet në programin e granteve”, tha mes tjerash Peci.

Exit mobile version