-5.2 C
Pristina
Friday, February 21, 2025

Buy now

spot_img

Skandalet nuk i bëjnë “zarar”, Kusari-Lila siguron edhe një mandat deputete

As telefonata me Radojçiqin, e as biseda me Nagip Krasniqin, nuk i kanë bërë zarar Mimoza Kusari-Lilës. Ajo pritet të tejkalojë numrin e votave të saj, krahasuar me katër vite më parë. 

Telefonata me kryeterroristin e Banjskës, Millan Radojçiq, nuk e ka dëmtuar pothuajse fare në vota Mimoza Kusari-Lilën, kryetaren e Alternativës dhe shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

E përfshirë në njërin prej skandaleve më të mëdha të pushtetit gjatë mandatit katër-vjeçar, Kusari-Lila i ka fituar 50 mijë vota pas numërimit të rreth 75 për qind të votave të kandidatëve për deputet.

Shefja e deputetëve të Vetëvendosjes është renditur kandidatja e nëntë më e votuar e listës së koalicionit fitues të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Krahasuar me zgjedhjet e kaluara, por derisa numërimi për votat e kandidatëve për deputet po vazhdon, Kusari-Lila momentalisht ka rreth tre mijë vota më pak sesa në zgjedhjet e kaluara parlamentare të vitit 2021.

Asokohe, pas numërimit të të gjitha votave, Kusari-Lila kishte mbledhur 53 mijë vota në toal.

Kusari-Lila është përfshirë në dy skandale të mëdha gjatë katër viteve të pushtetit absolut të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ajo, ishte protagoniste e bisedave me Millan Radoiçiqin, kryeterroristin e sulmit në Banjska, si dhe bisedave në WhatsApp me Nagip Krasniqin, drejtorin ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img