Drita veçse është njoftuar tani me kundërshtarin e saj në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
“Intelektualët” do të përballen me ekipin çek, Viktoria Plzen.
Por, ultrasët çek kanë provokuar me një postim të tyre në Facebook.
“Sektor-P”, siç njihet edhe tifozëria e Viktoria Plzen e kanë kthyer mbrapsht llogon e klubit kosovar duke shkruar se pas shumë vitesh do të luajnë në Serbi.