Marc Overmars nuk është më drejtor teknik i Ajaxit, pasi ai ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e tij.
Legjenda holandeze ka pasur shumë suksese në këtë pozitë, por ka ndodhur një skandal tek gjiganti holandez që ka bërë deri tek dorëheqja e Overmars.
48-vjeçari ka lënë pozitën e tij pasi ka pranuar se ka ngacmuar seksualisht koleget që janë në klub.
Ka qenë vet ish-sulmuesi holandez që ka pranuar se u ka dërguar mesazhe të papërshtatshme kolegeve femra në klub.
“Më vjen turp. Javën e kaluar u përballa me raporte për sjelljen time dhe si u ka ardhur kjo tek të tjerët. Fatkeqësisht, nuk e kuptova që po e kaloja kufirin me këtë, por kjo mu bë e qartë ditëve të fundit”.
“Papritmas ndjeva një presion të madh, kërkoj falje, sigurisht për dikë në pozicionin tim, kjo sjellje është e papranueshme”.
“Tani e shoh edhe këtë gabim, por është tepër vonë.Nuk shoh asnjë mundësi tjetër përveç largimit nga Ajaxi”.
“Kjo gjithashtu ka një ndikim të madh në situatën time private. Prandaj u kërkoj të gjithëve të më lënë mua dhe familjen time të vetëm”, deklaroi Overmars.
Director of Football Affairs Marc Overmars will leave Ajax with immediate effect. He made this decision after discussions in recent days with the Supervisory Board and CEO Edwin van der Sar and communicated his intentions to them.
— AFC Ajax (@AFCAjax) February 6, 2022