2.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

“Skandal, s’kemi shtet” – Veteranët reagojnë pas publikimit të emrave të viktimave të pretenduara të UÇK-së

Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar pas publikimit  të një versioni më pak të redaktuar të aktakuzës ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, duke bërë të ditur kështu emrat e viktimave të pretenduara të UÇK-së.

Këtë veprim Klinaku përmes një shkrimi në Facebook, e ka quajtur skandal dhe poshtërsi.

“Skandali tjetër dhe poshtërsia e radhës nga Gjykata Speciale, përkatësisht Pseudo Zyra e Prokurorit të Specializuar: I publikon emrat e viktimave që kinse i kanë kryer krerët e UÇK-së, e kjo bëhet para se të filloj procesi gjyqësor.”, ka shkruar Klinaku.

Tutje, ai ka vazhduar duke thënë se kjo i rrezikon edhe më shumë dëshmitarët dhe për këtë gjë ai fajëson shtetin.

“Me këtë, për herë të dytë, por edhe më shumë i rrezikojnë dëshmitarët, sepse herën e parë i kanë rrezikuar kur ju ndodhi skandali i rrjedhjes së dosjeve nga zyrat e tyre në Hagë dhe për fajin e tyre mbahen peng qe dy vite e gjysmë krerët e OVL UÇK-së Hysni Gucati e Nasim Haradinaj. Nuk kanë faj këta, por meqë nuk kemi shtet, le t’vazhdojnë kështu me skandale të vazhdueshme.”, ka përfunduar Klinaku.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img