18.4 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Buy now

spot_img

Skandal në Ferizaj, reklamat e zbehin rëndësinë Muralit që e identifikon qytetin

Murali i vendosur në ballinën e hotel ”Lybetenit” që paraqet figurën e kamarierit, me të cilin identifikohet qyteti i Ferizajt, vazhdon të përdoret për shkaqe komerciale duke u mbuluar nga reklamat, shkruan Insajderi.

E për këtë ka reaguaar Mural Festi dukee shprehë shqetësim duke thënë se veprimet e tilla e shëmtojnë dhe e zbehin simbolin e qytetit të Ferizajt.

“Mural Fest Kosova shprehë shqetësim të thellë kur sheh se si përgjatë viteve është mbuluar murali vazhdimisht për shkaqe komerciale, gjë që e shëmton dhe zbehë rëndësinë e tij.
Ndonëse struktura dhe pamja e qytetit të Ferizajt ka pësuar ndryshime të mëdha vitet e fundit, pikat referencë të qytetit që lidhen me identitetin e Ferizajt duhet të mbrohen nga institucionet kompetente në mënyrë që mos të lejohet dhe parandalohet tjetërsimi, shkatërrimi apo keqpërdorimi i tyre.”, thuhet në postim.

Anë lidhje me këtë, Mural Fest, ka kërkuar  reagim nga institucionet relevante për largimin e reklamës.


“Ne kërkojmë reagim të menjëhershëm nga institucionet relevante për largimin e reklamës nga Murali Kamarieri dhe të merren masa për parandalimin që kjo të mos përsëritet në të ardhmen.”, thuhet në postim./Insajderi/

Postimi i Plotë:

REAGIM

Murali i parë, Kamarieri, i vendosur në Hotel Lybetenin është pjesë thelbësore e identitetit të Ferizajt!

Mural Fest Kosova shprehë shqetësim të thellë kur sheh se si përgjatë viteve është mbuluar murali vazhdimisht për shkaqe komerciale, gjë që e shëmton dhe zbehë rëndësinë e tij.
Ndonëse struktura dhe pamja e qytetit të Ferizajt ka pësuar ndryshime të mëdha vitet e fundit, pikat referencë të qytetit që lidhen me identitetin e Ferizajt duhet të mbrohen nga institucionet kompetente në mënyrë që mos të lejohet dhe parandalohet tjetërsimi, shkatërrimi apo keqpërdorimi i tyre.

Ne kërkojmë reagim të menjëhershëm nga institucionet relevante për largimin e reklamës nga Murali Kamarieri dhe të merren masa për parandalimin që kjo të mos përsëritet në të ardhmen.

Stafi i MuralFest Kosova

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img