Komiteti Olimpik i Kosovës akuzohet për sjellje mizore me sportistët pjesëmarrës në “Rio 2016”.
Komiteti Olimpik i Kosovës është ballafaquar me një kritikë të fuqishme.
Dafina Thaçi, studente në Rio de Janeiro, ka bërë të ditur se ka dëshmi të manipulimit nga Komiteti me sportistët kosovarë.
“Komiteti Olimpik i Kosovës nuk ia ka nda asni cent sportistave tone. Kur te kthehen ua kish premtu kah 100 € depozitim (shume hala e pa-konfirmume, qe dmth se mundet me qene ma pak, po mundet me qene edhe 150 €). Ndersa, me vet syte e mi e kom pa edhe kam qene neper Hotele me 5 Yje ku anetaret e KOK qendrojne e ku nata kushton 3932 Reais brazilian, dmth 1113,00 Euro.
Mos te flasim per investim ne kushte bazike per pergatitje te sportistave!”, ka shkruar ajo në Facebook.
Dafina është zotuar se në ditët e ardhshme do të sjellë edhe dëshmi.