12.5 C
Pristina
Friday, April 25, 2025

Buy now

spot_img

Skandal korrupsioni trondit klubin e Papës: Presidenti i San Lorenzos kapet në video duke kërkuar ryshfet

Klubi i njohur argjentinas San Lorenzo, i dashur për Papa Françeskun e ndjerë, është tronditur nga një skandal korrupsioni që ka vënë në qendër të vëmendjes presidentin e tij, Marcelo Moretti.

Një video e regjistruar fshehurazi, e cila po bën xhiron e rrjeteve sociale dhe mediave lokale, tregon momentin kur Moretti kërkon një shumë prej 25,000 deri në 30,000 dollarë nga nëna e një futbollisti të ri, në këmbim të përfshirjes së të birit në ekipet e të rinjve të klubit, shkruan Gazeta Sinjali.

“Dua 25,000 ose 30,000 dollarë,” dëgjohet të thotë presidenti në video. Nëna e djalit i përgjigjet me një lutje për ta paguar shumën në dy këste, por ai i përgjigjet prerë: “Sa më shpejt, aq më mirë.”

Në reagim ndaj publikimit të videos, Federata Argjentinase e Futbollit (AFA) ka thirrur një seancë të jashtëzakonshme të Komitetit të Etikës për të shqyrtuar rastin. Sipas Kodit të Etikës së AFA-së, nëse akuzat konfirmohen, Moretti mund të përballet me pasoja të rënda – përfshirë përjashtimin e përhershëm nga çdo aktivitet futbollistik dhe madje edhe ndjekje penale.

San Lorenzo, një nga klubet më të njohura në Ligën e Parë Argjentinase, përbën një simbol emocional për shumë tifozë, përfshirë edhe Papa Françeskun, që e kishte shpallur publikisht dashurinë për këtë skuadër. Skandali i fundit, megjithatë, ka errësuar reputacionin e klubit në një moment të ndjeshëm për komunitetin e tij.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img