1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Skandal: Institucionet, qe 3 muaj nuk janë në gjendje t’i prodhojnë disa copëza letre për targat

Marrëveshja e arritur në shtator për lëvizje të lirë në mes të Kosovës dhe Serbisë e cila do të mundësohej përmes letrave ngjitëse duke i larguar ato “prova” ende nuk ka gjetur zbatim.

Kjo po ndodh për shkak të zvarritjes që po bëhet nga ana e institucioneve të vendit.
Ministria e Punëve të Brendshme s’ka hapur tender për ta shpallur fituesin që do të merrej me prodhimin e këtyre letrave, e të cilat do të ngjiteshin në targat e veturave, në pjesën e stemës shtetërore.
Madje një një përgjigje për lajmi.net kjo ministri heziton të jep më shumë informata duke thënë se janë duke pritur një vendim të Qeverisë por pa specifikuar konkretisht se për çfarë vendimi bëhet fjalë.
“Ministria e Punëve të Brendshme është në pritje të vendimit të Qeverisë  për zbatimin e marrëveshjes për targa që është arritur në Bruksel mes Republikës së Kosovës  dhe  Republikës së Serbisë”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Zbatimi i kësaj marrëveshjeje nënkupton heqjen nga përdorimi i tabelave “prova” të cilat njëanshëm janë zbatuar nga pala serbe që nga viti 2011.
Ndërkohë ministrja për Dialog Edita Tahiri ndonëse edhe pas kalimit të afatit të fundit e që ishte 15 nëntori kur edhe do të duhej të fillonte zbatimi i kësaj marrëveshjeje pati deklaruar se vonesat janë bërë për shkak të proceseve administrative.
Që nga ajo kohë ende nuk është parë ndonjë hap konkret rreth kësaj. Madje ministrja Tahiri tha për lajmi.net se për këtë çështje është deklaruar më herët duke mos dashur ta komentojë më shumë.
“ Jam deklaruar për këtë çështje, për më tej kontaktoni zyrën e kryeministrit”, është shprehur ajo për lajmi.net.
E përgjegjësitë sa shkojnë e hidhen sa te njëra palë te tjetra.
Lajmi.net ka kontaktuar edhe zyrën e kryeministrit për të kërkuar informacione se çfarë është duke ndodhur në këtë aspekt dhe cili është vendimi që palët tjera po thonë se duhet marr.
Këta të fundit  kanë sqaruar se për këtë punë është ministrja për Dialog e cila duhet të merret. Pasi siç shpjeguan nga zyra e kryeministrit për këtë arsye janë ndarë ministritë që të merren me çështjet që u takojnë.
Serbia ka thënë se është gati për zbatimin e marrëveshjes kur të jetë gati Kosova.
Me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel, Prishtina dhe Beogradi gjatë muajit shtator pas një dialogu 9 orësh kanë arritur marrëveshje për reciprocitet të plotë për targat e veturave në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, marrëveshje kjo e cila ka për synim ta lehtësojë lëvizjen mes qytetarëve të Kosovë dhe atyre të Serbisë. /Lajmi.net/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img