Aktorja hollivudiane, Heather Locklear ka shkaktuar një skandal, pasi u arrestua nga policia në shtëpinë e saj.
Ishte vëllau i saj që kishte thirrë policinë për të lajmëruar një dhunë fizike, e që doli të jetë mes aktores dhe të dashurit të saj, transmeton Indeksonline.
Kur policia kishte arritur tek shtëpia, kishin parë se i dashuri i aktores kishte një goxha shenjë në trup.
Por, kjo nuk është gjitha. Kur policët u afruan për t`ia vendosur prangat 56 vjeçares, ajo kishte nisur t`i shqelmonte dhe t`i godiste tre nga oficerët, transmeton Indeksonline.
Fillimisht ajo ishte dërguar në spital, e pastaj në burg.
I dashuri i aktores është Chriss Heisser me të cilin Heather kishte postuar disa herë foto në rrjetet sociale.