4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Skandal, deputeti i VV’’së i njollos të gjithë kritikuesit e Kurtit: Instrumente të Serbisë

Deputetit të VV’së Artan Abrashit s’po i pëlqejnë kritikat ndaj Kryeministrit i cili po përballet me telashe në qeverisje. Aktualisht temë kryesore e Kurtit janë grevat e mësimdhënësve, për cka shefi i qeverisë është goditur nga opozita se nuk është duke e menaxhuar si duhet situatën. Po ashtu ka pasur pakënaqësi edhe me pakon që Kurti e ndau për përballje me inflacionin, shumëkuësh atë pako e quajti “vitra” dhe përgjigje jo adekuate. Kurti u thumbua që la pa rroga mësimdhënësit duke dashur t’i thumbojë grevistët.

Të gjitha këto për deputetin e VV’së janë të papranueshme. Sipas tij, Kurtin s’duhet ta kritikojë askush dhe Abrashi ka një arsye për këtë. Të gjitha ato që thuhen për Kurtin po citohen nga mediat në Beograd. Por, ai nuk ka sqaruar se cfarë ndikimi ka kjo në Kosovë, nëse këto deklaraat përkthenen në Beograd nga mediat.

Tutje, Abrashi i ka quajtur “instrumente për qëllimet e Serbisë kundër Qeverisë së parë të Kosovës që nuk varet nga votat e Beogradit”. Këtu i ka radhitur politikanët, aktivë e jo akttivë, komentatorët, analistët.

Ky është postimi skandaloz i Abrashit.

Çdokush që në Kosovë flet kundër Albin Kurtit, menjëherë citohet nga mediet në Serbi. Kurrë kështu e kaq shumë mediet në serbi nuk janë shërbyer nga komentatorë e analistë të Kosovës për të përshkruar njëanshëm çdo zhvillim në vend. Në mesin e personave që citohen për të sulmuar Albin Kurtin gjeni politikan aktivë pa asnjë arritje, politikan të pensionuar, ish-këshilltarë e funksionarë të ndryshëm të PLAN-it. Kritikat e tyre përplot inate pastaj përdoren si kanar i kritikave të politikanëve serbë ndaj Albin Kurtit. Pastaj dalin e thonë, shihni se çka thonë vet shqiptarët për të andaj edhe ne duhet ta ashpërsojmë gjuhën kundër tij. Me të njëjtën gjuhë i flasin edhe qytetarëve serb të Kosovës të cilët vazhdimisht i kërcënojnë dhe i mbajnë të izoluar. Kur kundërshtinë ndaj Albin Kurtit e ke qëllim e jo instrument, përfundon duke u bërë vetë dhe vetëm instrument i qëllimeve kundër interesit kombëtar. Instrument për qëllimet e Serbisë kundër Qeverisë së parë të Kosovës që nuk varet nga votat e Beogradit, që nuk lejon mbajtjet e referendumit serb dhe zgjedhjeve serbe në Kosovë dhe që vendos reciprocitet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img