Site icon PrishtinaPress

Skadaloze, “Bild” zbulon si Basha ka lobuar me para ruse kundër pranimit të Shqipërisë në BE

Mediumi gjerman “Bild” ka publikuar një shkrim për lobist kanadez tejet të fuqishëm, me të cilin ka nisur bashkëpunim Partia Demokratike në Shqipëri. Lulzim Basha ka nënshkruar kontratë rreth 700 mijë euro.

Tabloidi gjerman ka publikuar lidhjet e kompanisë me të cilën është përfaqësuar Basha, e që ka lidhje me biznesmenë të fuqishëm në Rusi. Sipas Bild, Rusia po angazhohet, përmes opozitës shqiptare, që ta mbajë Shqipërinë larg Bashkimit Evropian.

Nick Muzin është biznesmen i cili ka përkrahur politikanë të rëndësishëm në botë, ndërsa së fundmi ai është angazhuar në këshillimin e Partisë Demokratike në Shqipëri.

Në agjencinë amerikane FARA, ku janë të regjistruara të gjitha kontatat e lobimit, të dhënat tregojnë se Muzin do të paguhet rreth 700 mijë euro për tre muaj angazhim. Kontratën me të e ka nënshkruar lideri i opozitës, Lulzim Basha.

Figurojnë tri pagesa me nga 25 mijë euro, ndonëse mendohet se janë paguar shumë më shumë, shkruan tabloidi gjerman, duke përmendur se ndaj Bashës kanë nisur hetime, edhe pse ai ka mohuar se ka ndërmarrë veprime të papërshtatshme.

Basha e ka quajtur fushatë të fëlliqur ndaj tij, duke i quajtur të korruptuar ata që po e akuzojnë.

Por nga erdhën paratë për ta paguar një nga lobistët më të rëndësishëm?

Muzin e ka konfirmuar marrjen e mjeteve në FARA. Sipas raportit të kësaj agjencie, kompania që ka paguar është paraqitur me adresë, të cilën e përdorin edhe 1200 kompani të tjera, në Skoci. Të gjeturat nga ky vend enden në gjithë botën: nga Skocia përmes Amerikës Jugore dhe arrijnë në Rusi.

Në kompaninë, me të dhënat e së cilës është regjistruar opozita e Shqipërisë, bëjnë pjesë biznesmenë me ndikim të madh nga Rusia. Disa prej tyre janë angazhuar edhe nga Qeveria e Rusisë.

Bild shkruan se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është i sigurt se Rusia është prapa përpjekjeve të lobistit Nick Muzin. Rusisë nuk i intereson vendosja e raporteve të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Për të është e rëndësishme sepse anëtarësimi i Shqipërisë në BE do ta dobësonte ndikimin rus në Ballkan.

Partia Demokratike e Bashës ka mohuar zyrtarisht se ka ndonjë lidhje direkte apo indirekte me Rusinë.

Exit mobile version