2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

S’ka zgjedhje, veç sondazhe

Partitë politike po vazhdojnë t’i matin fuqitë e tyre përmes sondazheve, pavarësisht se zgjedhjet nuk po duken afër.

Partitë e koalicionit qeverisës shprehen të bindura se qeveria “Haradinaj” do ta çojë mandatin deri në fund, kurse opozita shpreson që vendi të shkojë së shpejti në zgjedhje të parakohshme, shkruan prishtinapress.eu

Partitë politike kohë pas kohe po organizojnë sondazhe për të matur mbështetjen që kanë nga qytetarët, pavarësisht se gjasat që të ketë zgjedhje në një të ardhme të afërt janë minimale.

Para disa ditëve Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar rezultatet e një sondazhi të realizuar së fundmi, ku partia me përkrahjen më të madhe qytetare ka dalë Lidhja Demokratike e Kosovës, kurse kandidati me përkrahjen më të madhe për kryeministër nga ky sondazh ka dalë të jetë lideri i Vetëvendosjes Albin Kurtin.

LDK-ja dhe Vetëvendosja shpresojnë që vendi të shkojë sa më shpejt në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Por sipas analistëve, përfshirja e Partisë Socialdemokrate në ekipin për dialogun me Serbinë ka zvogëluar gjasat për zgjedhje të parakohshme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img