Site icon PrishtinaPress

S’ka të lënduar nga zjarri në Emshir

Një zjarr ka shpërthyer sot në një banesë në lagjen Emshir të Prishtinës.

Komandanti i zjarrfikësve të Prishtinës, Malë Gashi, tha për Klankosova.tv se nga ky rast nuk ka të lënduar.

“Jemi në vendin e ngjarjes. Gjithçka është në kontrollë”, tha Gashi.

Gashi njoftoi se aktualisht po vazhdohet me evakuuimin e banorëve nga ndërtesa.

Nuk dihet se si ka ndodhur ky incident i zjarrit.

Exit mobile version