2.3 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

S’ka të lënduar nga rënia e skeleve në qendër të Prishtinës

Drejtori i Emergjencave i Komunës së Prishtinës, Lulzim Fushtica, njoftoi se nuk ka dëme në njerëz, por vetëm në vetura pas rënies së skelave në qendër të Prishtinës.

Ai shtoi se tash është dhënë leja që të pastrohet vendi dhe të largohet rreziku.

“Në pjesën e “Qafës”, ka ra skelja që është vendosur për ndërrimin e fasadës dhe dritareve. Nuk ka dëme në njerëz, nuk ka lëndime, ka dëmtime materiale. Të gjitha ekipet janë në vendin e ngjarjes. Policia, zjarrfikësit po ashtu me urdhër të prokurorit kanë filluar hetimet. Tash kemi dhënë leje që të pastrohet vendi dhe të largohet rreziku”, tha Fushtica.

Skelet që u rrëzuan në qendër të Prishtinës dyshohet të kenë rënë si pasojë e erës së fortë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img