2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

S’ka të infektuar në Kosovë, zëvendësministrja Gexha: Rreziku që Lia e Majmunëve të shfaqet është real, rastet e para janë konfirmuar në rajon

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha në një konferencë për media bëri të ditur se deri tani nuk është shënuar asnjë rast i Lisë së Majmunëve në Kosovë.

Gexha në një konferencë për media së bashku me drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik tha se deri tani në bazë të të dhënave epidemiologjike rreziku për popullatën është i ultë, megjithatë tha MSH me strukturat e veta po e monitoron situatën.

“Duke qenë se rastet e para janë konfirmuar në rajon, rreziku që të shfaqet edhe në Kosovë është real. Andaj për çdo ndryshim në lëkurë e simptoma tjera si ethe, dhimbje muskujsh e lodhje luteni t’i drejtoheni mjekut familjar”, tha ajo.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë tha se lajm i mirë është që Lia e majmunëve nga të dhënat e deritanishme nuk përhapet shpejt si COVID-19, megjithatë theksoi se duhet të jenë vigjilent.

Ajo bëri të ditur se në IKSHPK kanë filluar përgatitjet për porositjen e testeve diagnostikuese për këtë sëmundje.

Ndryshe, zëvendësministrja e Shëndetësisë më tej u bëri thirrje qytetarëve që të marrin vaksinën antiCOVID-19.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img