0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

S’ka rezultate, Lajçak: Diskutimet do të vazhdojnë

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Koosvë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka pritur sot në takim kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin dhe atë serb, Petar Petkoviq.

Pas takimeve ndaras që Lajçak I kishte me Bislimin dhe Petkoviqin, ka thënë se kanë biseduar për fillimin e zbatimit të marrëveshjes së 27 shkurtit dhe de-përshkallëzimit të situatës në Veri.

Ai ka thënë se diskutimet do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme.

”Kam pritur kryenegociatorët e Kosovës @BislimiBesnik dhe Serbisë @PetkovicPetar në Bruksel. Ne diskutuam një listë të gjatë të çështjeve të Dialogut duke filluar me zbatimin e Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe de-përshkallëzimin në veri. Diskutimet do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme“, ka shkruar Lajçak.

Ndryshe, Bislimi ka deklaruar se ”është i befasuar sesi Josep Borrell akoma nuk ka kërkuar që të hiqen ndëshkimet ndaj Kosovës“. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img