Besart Berisha ka kryer stërvitjen e parë pas arritjes në Kosovë.
Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, ka kryer stërvitjen e parë në stadiumin e Feronikelit, për të qenë sa më i përgatitur për ndeshjen debutuese të tij, ndaj Islandës më 24 mars.
Berisha në stadiumin e Feronikelit është shoqëruar nga ish futbollisti Enis Fetahu, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Prishtinës.
Skuadra e Feronikelit ka falënderuar Besart Berishën që i nderoi duke u stërvitur në stadiumin e tyre, të cilit ia kanë dhuruar edhe një fanellë të klubit.