Site icon PrishtinaPress

“S’ka para të BE-së për Kosovën e Serbinë pa përparim në dialog”

Nëse nuk arrijnë progres në negociatat me ndërmjetësimin e BE-së, Kosova dhe Serbia nuk do të mund të llogarisin në fondet nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, të cilin Komisioni Evropian e miratoi sot.

Kështu kanë thënë burime të agjencisë serbe të lajmeve “Beta”.

Me rastin e prezantimit të Paketës së Zgjerimit për vitin 2023, burime nga Komisioni Evropian (KE) thanë sot se Kosova dhe Serbia duhet të përfitojnë nga mundësia që u jepet duke “realizuar” atë që pritet prej tyre.

“Beogradi duhet të kontribuojë në uljen e tensioneve në veri të Kosovës, që përfshin pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet lokale në komunat me shumicë serbe, por edhe për zbatimin e marrëveshjes nga Ohri, pra njohjen de fakto të pavarësisë së Kosovës”, thonë burimet e “Beta”-s.

“Së bashku me normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën, kushti i dytë kryesor për përparimin e Serbisë në integrimet evropiane, sipas burimit, mbetet përafrimi me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, që nënkupton bashkimin me sanksionet e vendosura nga Bashkimi ndaj Rusisë për shkak të agresionit të saj kundër Ukrainës”.

“Edhe pse Serbia teknikisht i përmbushi kriteret për hapjen e grupit 3 në negociatat e anëtarësimit me BE-në, për të ndodhur kjo, është e nevojshme të përmbushen dy kushte kryesore – përafrimi me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe përparimi në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Prishtinën”, thanë më tej këto burime nga KE.

Komisioni Evropian miratoi sot Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, me vlerë gjashtë miliardë euro, i cili duhet të kontribuojë në rritjen e ekonomive të rajonit dhe përshpejtimin e procesit të zgjerimit të BE-së.

Plani përfshin një rritje të asistencës financiare të BE-së për të mbështetur reformat në Ballkanin Perëndimor, për periudhën 2024-2027, përkatësisht dy miliardë euro grante dhe katër miliardë euro kredi, por pagesa kushtëzohet me zbatimin e disa reformave.

Exit mobile version