4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

S’ka oferta konkrete për Berishën

Drejtori sportiv i Augsburgut, Stefan Reuter thotë se klubi gjerman nuk e ka marrë ende asnjë ofertë konkrete për Mërgim Berishën.

Sulmuesi kosovar u ble nga klubi i Bundesligës pak javë më parë nga Fenerbahçe për 4 milionë euro, ndërsa e kaloi sezonin e fundit në formë huazimi nga Fenerbahçe.

Sidoqoftë, edhe pse janë të gatshëm ta shesin përfaqësuesin e ri gjerman, drejtuesit e Augsburgut thonë se nuk kanë marrë ende oferta për 25 vjeçarin.

“Ne ishim të qartë kur diskutuam me lojtarin, me të cilin erdhëm në përfundim se do të flasim nëse ai vjen tek ne me dëshirën që ta ndërrojë ekipin dhe nëse ka oferta konkrete. Për momentin nuk ka kërkesa konkrete, kështu që Mërgim Berisha do të rikthehet për të ushtruar pas kampit stërvitor, kur të kompletohet rehabilitimi i tij”, deklaroi Reuter për “Augsburger Allgemeine”.

Raportohet se Augsburgu i kërkon 20 milionë euro që ta lë Berishën të largohet gjatë kësaj vere.

Futbollisti nga Suhareka mund të transferohet në Werder Bremen si zëvendësues i Niclas Fullkrug, nëse ky i fundit do të largohet nga klubi gjelbër e bardhë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img