Site icon PrishtinaPress

S’ka më vend për dyshim! Megi Pojani dhe Endri Çekiçi fotografohen së bashku në Tiranë (FOTO)

Megi Pojani dhe futbollisti Endri Çekiçi përfliten prej muajsh si çifti më i ri i showbizit shqiptar, edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka bërë asnjë reagim publik.

Kur dukej se Megi dhe Endri po fshiheshin mirë për të jetuar në privatësi romancën e tyre dhe prej kohësh nuk jepnin shenja për lidhjen, në rrjet u publikuan foto të çiftit në kryeqytet.

Siç edhe e shikoni nga imazhet Megi dhe Endri duken të pashqetësuar në një shfaqje të tyren të zakonshme në Tiranë.

Deri më sot detaje të ndryshme nisur nga ashensori, restorantet e njëjta apo edhe veshjet e futbollistit të përdorura nga Megi kanë dëshmuar se dyshja janë në një lidhje me njëri-tjetrin që prej një viti.

Madje Megi udhëtoi drejt Turqisë për të parë skuadrën e tij Konyaspor-in në derbi ndaj Galatasaray-t. Në këtë ndeshje Endri shënoi golin e barazimit të cilin ia dedikoi partneres së tij, e cila ndodhej e ulur në rresht të parë në përkrahje të tij. /albeu

Exit mobile version