-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

S’ka më gaz, AAK dhe Nisma synojnë që me vota ta ndalin Demarkacionit

Përderisa Lëvizja Vetëvendosje ka kërcënuar që do ta parandalojnë miratimin e demarkacionit me të gjitha mënyrat, dy partitë tjera opozitare Nisma për Kosovën dhe AAK-ja po synojnë që këtë ta bëjnë vetëm me vota.

Shefja e grupit parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami ka thënë se deri më tani ata kanë vendosur që të kundërshtojnë vetëm me votën kundër.

“Qëndrimi i Nismës është i qartë, mbi bazën e dëshmive dhe të dhënave të cilat i kanë dhnën për demarkacionin dhe veprimet tona tashmë janë të ditura. Do ta kundërshtojmë me votën kundër, dhe kjo është ajo çfarë kemi vendosur deri më tani”, ka thënë Bajrami për lajmi.net.

Njejtë është duke vepruar edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, që po synojnë bashkëpunimin me deputetët e opozitës dhe të pozitës që të pamundësojnë miratimin e këtij projektligji.

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj ka deklaruar se deri më tani deputetët që kanë dalur kundër demarkacionit nuk kanë ndërruar qëndrimet e tyre.

“Ne si subjekt politik për veprimet e AAK-së konsultohemi në organet udhëheqëse të partisë siç janë këshilli drejtues dhe kryesia e partisë, të cilat i zbatojmë me përpikmëri. Format me të cilat mundohemi ta pengojmë demarkacionin është lotimi dhe bashkëpunimi me deputetë të pozitës dhe opozitës. Me sa di deri më tani ata deputetë që kanë deklaruar se nuk do ta votojnë këtë projektligj nuk kanë lëvizur nga qëndrimet e tyre, dhe kanë thënë se edhe nëse procedohet demarkacioni ata do të votojnë kundër”, është shprehur deputetja Kadriaj për lajmi.net.

Ajo është shperhur e bindur që projektligji për shenjëzimin e kufirit me Malin e Zi nuk do të kalojë.

“Megjithë këtë analizë që kemi ne e dijmë se Qeveria nuk i ka votat për kalim të demarkacionit, dhe demarkacioni nuk do të kalojë”, theksoi ai.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli kanë deklaruar që demarkacioni do të shkojë në Paralment gjatë këtij muaji.

Se duhet medoemos të miratohet demarkacioni, kanë thënë edhe senatori amerikan McCain, dhe ministri i jashtëm gjerman, Sigmund Gabriel gjatë vizitave që realizuan në Kosovë gjatë javës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img