Kalimi i Granit Xhakës te Bayer Leverkusen është i afërt.
Tarifa përfundimtare do të jetë rreth 21.5 milionë funte pasi skuadra e Bundesligës u detyrua të rrisë ofertën e tyre prej 13 milionë funtesh, shkruan LIG Sport.
Xhaka largohet nga Arsenali pas shtatë vitesh në klub, ku bëri gati 300 paraqitje dhe fitoi dy trofe të FA Cup.
30 vjeçari shqiptar kishte edhe një vit kontratë tek Arsenal, por në këtë merkato do lëvizë, duke u kthyer në Gjermani.