1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

S’ka kuorum, Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike nuk votohet në Kuvend

Pas diskutimeve të shumta mes përfaqësuesve të subjekteve politike Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike nuk ka kaluar në Kuvend për shkak të mungesës së votave.

Në momentin kur projektligji është hedhur në votim nga kryesuesi i seancës, Kujtim Shala të pranishëm në sallën e Kuvendit kanë qenë 74 deputetë.

Pro këtij projektligji kanë qenë vetëm 43 deputetë ndërsa nuk ka pasur kundër e as abstenim.

“Në këtë proces votimi kanë marrë pjesë 43 deputetë. Ky proces nuk është i vlefshëm”, tha Shala.

Ndërsa deputetët e LVV-së dhe PDK-së të pranishëm në seancë nuk kanë marrë pjesë në votim fare.

Ashtu edhe siç ishin deklaruar më parë pro këtij projektligji kanë votuar vetëm deputetët e partive të koalicionit qeverisës të pranishëm në seancë në momentin e votimit.

Pas këtij votimi, Kuvendi ka vazhduar punimet në përpjekje për të votuar marrëveshjet ndërkombëtare.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img