Disa prej marrëveshjeve ndërkombëtare që presin votën e kuvendit, janë shtyrë përsëri për seancë tjetër.
Kjo pasi që vetëm 69 deputetë kanë marrë pjesë në votim, që është e pamjaftueshme për të kaluar këto marrëveshje që kërkojnë mbi 80 vota, njofton KlanKosova.tv.
Bëhet fjalë për një marrëveshje ndërmjet Republikës së Kosovës me Fondin OPEC, atë me Danimarkën për burgjet, bursat e arsimit të lartë dhe ngrohtores.
Pas kësaj ka qenë kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, që ka thënë se ky institicuon nuk mund të funksionojë kështu.
“Një legjislaturë që nuk e ka kapacitetin për t’i kaluar marrëveshjet ndërkombëtare, nuk ia vlen të ekzistojë hiç”, është shprehur ai.