Si pasojë e mungesës së deputetëve, Kuvendi nuk ka kuorum për t’i votuar 3 pika që kanë mbetur nga seancat e mbajtura më 6, 8 e 14 qershor 2018.
Pikat që do të duhej të votoheshin janë:
Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës;
Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në lidhje me situatën dhe gjendjen financiare në ndërmarrjet publike të Telekomit dhe të Postës së Kosovës;
Votimi i rekomandimeve nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në lidhje me vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione.