1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

S’ka kuorum për shfuqizimin e vendimit të shuarjes së Task-Forcës Antikorrupsion

Në mungesë kuorumi, kuvendi ka dështuar të hedh në votim rezolutën e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila synon të shfuqizojë vendimin për shuarjen e task-forcës anti-korrupsion në Policinë e Kosovës. Me këtë rezolutë, po ashtu synohet që Kuvendi i Kosovës kërkon të mos pengojë punën e Task-forcës brenda Policisë së Kosovës.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci tha se kjo pikë do të shqyrtohet në ndonjë nga seancat e radhës, meqë në sallë kanë qenë të pranishëm vetëm 20 deputetë.

“Konstatoj se në sallë janë të pranishëm vetëm 20 deputetë, janë vetëm deputetët e LVV-së. Kështu që kjo rezolutë nuk mund të hidhet në votim. Do të vendoset, si pikë e rendit të ditës në ndonjë nga seancat e radhës”, ka thënë ajo.

Në pikën e tretë të kësaj rezolute të iniciuar nga Fatmire Kollcaku-Mullhaxha, thuhet se kuvendi dënon çfarëdo presioni apo ndikimi që ushtrohet mbi punën e policisë dhe sistemit të drejtësisë që kanë për qëllim pengimin e luftimit të korrupsionit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img