2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

S’ka konferencë të përbashkët të liderëve, flasin veç e veç, Kovaçevski: Kërkuan të ndryshohet

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka mbajtur një konferencë për media bashkë me zyrtarin e lartë të Administratës amerikane, James O’Brien.

Kovaçevski ka thënë se formati i konferencës është ndryshuar me kërkesë të vetë liderëve pjesëmarrës dhe secili do të mbajë konferencë veç e veç në të njëjtën kohë. Megjithatë ka thënë se atmosfera në Shkup ka qenë konstruktive.

Ai ka përmendur edhe darkën jo-formale të mbajtur të dielën, duke thënë se takimi ka qenë i afërt dhe shumë miqësor.

“Konferenca e shtypit nuk po mbahet në atë format dhe liderët kanë kërkuar të ndryshohet. Konferenca e shtypit njëkohësisht po mbahet për secilin lider. Por mund ta shihni që është një atmosferë shumë konstruktive. Edhe mbrëmë ka pasur një darkë jo-formale, ka qenë një takim shumë i afërt, shumë miqësor”, ka deklaruar kryeministri maqedonas.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img