1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

“S’ka gjasa për luftë në Lindjen e Mesme”, gjenerali amerikan: Irani i vetmi rrezik për Izraelin

Rreziku i një lufte më të gjerë në Lindjen e Mesme është zbutur disi pasi Izraeli dhe Hezbollahu nuk kanë çuar në përshkallëzim të situatës. Kështu ka theksuar, gjenerali i lartë amerikan Charles Brown.

Por sipas gjeneralit amerikan Irani ende paraqet një rrezik të madh.

Brown vuri në dukje për Reuters se sulmi i Hezbollahut ishte vetëm një nga dy sulmet kryesore kundër Izraelit që u shfaqën javët e fundit. Irani po kërcënon gjithashtu një sulm për vrasjen e një udhëheqësi të Hamasit në Teheran muajin e kaluar. I pyetur nëse rreziku i menjëhershëm i një lufte rajonale kishte rënë, Brown tha: “Ka rënë disi. Kishit dy gjëra që e dinit se do të ndodhnin. Njëra tashmë ka ndodhur. Tani varet se si do të luhet e dyta”, tha Brown.

Brown paralajmëroi gjithashtu se ekzistonte rreziku i paraqitur nga aleatët militantë të Iranit në vende të tilla si Iraku, Siria dhe Jordania, të cilët kanë sulmuar trupat amerikane, si dhe Houthit e Jemenit, të cilët kanë shënjestruar anijet në Detin e Kuq dhe madje kanë gjuajtur dronë në Izrael.

Irani është zotuar për një përgjigje të ashpër ndaj vrasjes së liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, e cila ndodhi teksa ai vizitoi Teheranin në fund të muajit të kaluar dhe për të cilën fajësoi Izraelin. Izraeli nuk e ka konfirmuar apo mohuar përfshirjen e tij.

Ndërkohë, Izraeli ka bërë të ditur se ka arritur të shpëtojë një nga pengjet të cilët mbaheshin nga organizata militante e Hamasit. Kaid Farhan Alkadi, ishte marrë peng më 7 tetor, pas një “operacioni kompleks” në jug të Gazës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img