Megjithëse të dyja palët ishin dakorduar që pas pushimeve të verës të ketë një intensifikim të takimeve në kuadër të dialogut të Brukselit kanë kaluar tre muaj prej herës së fundit kur presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandar Vuçiq i kanë shtrënguar duart në kryeqendrën evropiane.
Faza finale e dialogut Kosovë – Serbi ka nisur qe katër muaj (24 qershor), por presidentët e këtyre dy shteteve, që njëherësh janë kryenegociatorë të këtij procesi, nuk janë takuar qe më shumë se tre muaj.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandar Vuçiq për herë të fundit në kuadër të etapës përmbyllëse të dialogut kishin biseduar më 18 korrik, në takimin e dytë në Bruksel, shkruan Zëri.
Porse Vuçiq nuk pranoi të ulet në tavolinë me homologun e tij nga Kosova në takimin e tretë, që ishte thirrur të mbahej para më shumë se një muaji, më 7 shtator.
Përkundrazi, të dy presidentët ishin takuar ndaras me përfaqësuesen e lartë të BE-së, ndërmjetësuesen e dialogut Frederika Mogerini.