Faza finale e dialogut Kosovë – Serbi ka nisur qe katër muaj (24 qershor), por presidentët e këtyre dy shteteve, që njëherësh janë kryenegociatorë të këtij procesi, nuk janë takuar qe më shumë se tre muaj.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandar Vuçiq për herë të fundit në kuadër të etapës përmbyllëse të dialogut kishin biseduar më 18 korrik, në takimin e dytë në Bruksel, shkruan Zëri.
Porse Vuçiq nuk pranoi të ulet në tavolinë me homologun e tij nga Kosova në takimin e tretë, që ishte thirrur të mbahej para më shumë se një muaji, më 7 shtator.
Përkundrazi, të dy presidentët ishin takuar ndaras me përfaqësuesen e lartë të BE-së, ndërmjetësuesen e dialogut Frederika Mogerini.